Opozita, mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mitsotakis
TV Tribuna
27 Prill 2024
Në parlamentin grek ka nisur debati parlamentar, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që paraqiti PASOK-u, bashkë me partitë e tjera të majta: SYRIZA, Nea Aristera dhe Plefsi Eleftherias.
Si shkas për paraqitjen e mocionit ishte publikimi në gazetën To Vima, se janë në bisedat e personelit teknik natën e aksidentit tragjik në Tempi, është ndërhyrë duke iu bërë montazh.
“Morëm iniciativën institucionale që t’i jepet fund gjithçkaje që cenon shtetin e së drejtës dhe që ofendon popullin krenar grek”, deklaroi kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis.
Praktikat e qeverisë ndaj shtetit të së drejtës ofendojnë vendin dhe e largojnë nga vlerat europiane.
Duhet t’i përgjigjemi sot klithmës së shoqërisë që kërkon drejtësi, dritë dhe të vërtetën.
Populli grek kërkon të japin llogari ata që kanë përgjegjësi për krimin në Tempi.
Kësaj here zoti Mitsotakis do të vijë këtu për të dhënë llogari, çka nuk e bëri herët e tjera, për bëmat e qeverisë së tij, për tragjedinë e Tempit, por edhe për gjithçka tjetër ofendon shtetin e së drejtës dhe institucionet e vendit tonë.
Voridis (Demokracia e Re)
Gjithë sa shtruat kanë preokupuar qeverinë, parlamentin dhe opinionin publik. Përse nuk e paraqitët mocionin më herët? E bëtë pas publikimit nga To Vima materiali që ndodhet në duart e hetuesisë dhe është transmetuar ato ditë në televizionin publik. Prandaj ju themi se vepronin nën urdhrat e interesave të caktuara mediatike.
Mocioni i mosbesimit nuk është kundër qeverisë, po kundër maxhorancës parlamentare. Kundër parlamentit. Sepse nuk ju pëlqyen vendimet për çështjen e Tempit, por edhe në çështjet e tjera që shtroni.
Famelos (SYRIZA)
Kryeministri duhet të vijë në parlament dhe të japë llogari për përgjegjësitë e qeverisë dhe të ministrave që i njihnin problemet e rrjetit hekurudhor. Duhet gjithashtu të japë llogari për mbulimin e vendit të aksidentit, por edhe për montazhin, me qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit publik.
Konstantopoulou (Plefsi Eleftherias)
I pari kryeministri duhet të vijë këtu që të japë llogari dhe të japë gjithë të dhënat që ka dijeni dhe të fillojë procesi gjyqësor ndaj qeverisë për krimin e Tempit.
Duhet të vijë në parlament dhe të japë shpjegime dhe prova kryeministri. Të japë përgjigje z.Mitsotakis për mungesën e tij, por edhe për deklaratën provokative se askush nuk pret të dalë gjë nga komisioni hetimor.