Opozita shpalos banderolën në parlament: "Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeveri e krimit dhe drogës"?
Tribuna TV
24 Maj 2018
Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke detyruar Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi të ndërpresë për 10 minuta seancën e sotme plenare.
Bllokimi ka ardhur pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur 3 minuta për procedurë dhe më pas z. Ruçi i ka mbyllur fjalën pasi i ka mbaruar koha.
Kjo ka bërë që deputetët e opozitës të ngrihen drejt foltores duke e bllokuar atë. Ata hapën edhe një banderolë, “Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeveri e krimit dhe drogës".
Në fjalën e tij Basha ka kërkuar sërish dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.
Ndaje me miqte