Orban nuk mbështet më kreun e listës së PPE-së, Manfred Weber
ATSH
06 Maj 2019
Kryeministri nacional-konservator hungarez, Viktor Orban njoftoi se nuk do të mbështeste më kryesuesin e listës së Partisë popullore europiane (PPE, e djathta) Manfred Weber në zgjedhjet europiane, pasi akuzoi kandidatin kristian-demokrat gjerman se ka ofenduar vendin e tij.
Prej disa muajsh në një situatë komplekse me liderët e PPE-së, forca e parë politike konservatore në Parlamentin Europian, Orban u pezullua përkohësisht nga kjo parti në mars për shkak të qëndrimeve euroskeptike.
Megjithëse deri më tani kryeministri hungarez e kishte mbështetur Weber, i cili në rast fitoreje pritet të pasojë Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian.
Një intervistë e Weber-it për televizionin publik gjerman ZDF ndër të tjera e bëri atë të ndryshonte mendim, sqaroi Orban.
‘’Weber deklaroi se jo vetëm që nuk kishte nevojë për votat hungareze për t’u zgjedhur president i Komisionit, por gjithashtu nuk i donte votat hungareze për t’u emëruar president i Komisionit’’, u shpreh ai gjatë një konference shtypi në Budapest.
Ndaje me miqte