OSBE: Qindra mijëra fëmijë të rrëmbyer nga Ukraina në Rusi
Tribuna News Network
08 Maj 2023
Sipas llogaritjeve të OSBE-së, nga viti 2015 me gjasë janë disa qindra mijëra fëmijë që janë rrëmbyer nga Ukraina e janë dërguar në Rusi.
Sipas llogaritjeve të OSBE-së, që nga viti 2015, ka disa qindra mijëra fëmijë që janë marrë nga zonat e pushtuara në Ukrainë dhe janë dërguar në Rusi. Tre ekspertë të angazhuar nga Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë kanë vëzhguar këtë zhvillim dhe kanë vlerësuar se ka pasur shkelje të të drejtave të fëmijëve të deportuar. Numri i saktë i fëmijëve është akoma i panjohur, megjithatë llogaritjet më të ulta flasin për rreth 20.000 persona, ndërkohë që, burimet ruse dhe ukrainase japin shifra shhumë më të larta. Ekipi i ekspertëve theksoi, se “duket se ka një plan për asimilimin e fëmijëve në stil të gjerë”. Ky është një fenomen masiv që nuk duhet injoruar, raporton DW.
Ndaje me miqte