0030 210 33 18 483

Për Enea Mihajn, “shqipot” dhe sfidën me Izraelin...

Albert RUDAJ 14 Tetor 2018

Shqiptarët, para se të merren me Panuccin e djemtë e Kombëtares, se si do të luajnë e çfarë rezultati do të marrin, do të ishte më mirë që të qenë pak më të ndjeshëm në planin e marrëdhënieve njerëzore.

Enea Mihaj është lojtari i Kombëtares tonë, që vetë tri net më parë u dëmtua rëndë në miqësoren kundër Jordanisë. Është djaloshi me origjinë nga Berati që u rrit në fushat e futbollit grek e pikërisht të Agrinios (Panetolikos).

Mihaj është vetëm 19 vjeç e falë aftësive të tij konsiderohet si qendërmbrojtësi më i mirë i Superligës greke.

Enea Mihaj është dhuratë për Shqipërinë. Këtë lojtar do ta kishin zili edhe shumë shtete të tjerë në Europë.

Më bëri përshtypje që pas ndeshjes me Jordaninë vetëm Cristian Panucci foli për Mihajn; tha se u mërzit për dëmtimin, sepse është një lojtar me të ardhme e një djalosh i shkëlqyer.

Sot nga Panetolikos u tha se dëmtimi i Mihajt është më serioz nga sa mendohej dhe ndoshta do të duhen tre katër muaj që ai të rikthehet në fushën e blertë.

“Shqipot” duhet t’i lenë mënjanë cmirat dhe egoizmat, por edhe intrigat e gazetarisë së verdhë dhe përpara dëmtimit të djaloshit veratas nuk duhet të shkruajnë gjë tjetër veçse dy rreshta: FITORE PËR ENEA MIHËN SONTE NË IZRAEL!...

Ndaje me miqte