Për herë të parë debatohet shqip në Parlamentin e Shkupit
ATSH
01 Shkurt 2019
Kryetari i Parlamentit maqedonas Talat Xhaferri hapi dhe drejtoi të enjten sesionin në gjuhën shqipe, hera e parë që një pozicion i lartë i besohet kësaj gjuhe në këtë vend multietnik.
Shqiptarët e Maqedonisë përfaqësojnë 20 deri në 25% të 2,1 milionë banorëve të kësaj ish-republike të Jugosllavisë.
Koalicioni në pushtet i drejtuar nga socialdemokratët me mbështetjen e partive shqiptare, votoi një ligj që e ngrinte gjuhën shqiptare në rangun e asaj maqedonase.
Ky ishte një kusht për të marrë mbështetjen e partive shqiptare që i mundësuan kryeministrit Zoran Zaev që t’i merrte pushtetin të djathtës nacionaliste në pranverë 2017.
Ky ligj që hyri në fuqi javën e fundit, i mundëson shqiptarëve të përdorin gjuhën e tyre në marrëdhëniet e tyre me administratën: shëndetësi, drejtësi, polici etj. Ndërsa në Parlament mund të përdoret nga të zgjedhurit.
Fjala në shqip e Talat Xhaferit, ai vetë shqiptar i Maqedonisë, përktheheshin në mënyrë simultane në maqedonisht.
Ky ligj mori kundërshtimin e opozitës së djathtë, kryesisht të presidentit Gjorge Ivanov, sipas të cilit, “vë në rrezik unitetin, sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi me shumicë sllave”.
Ai refuzoi të nënshkruajë por ligji u votua dy herë, që, sipas mazhorancës, mundëson hyrjen e tij në fuqi pa pasur nevojë për firmën presidenciale, sipas Kushtetutës.
Ndaje me miqte