0030 210 33 18 483

Përfundon rehabilitimi i aksit Karbunarë- ish fabrika e Plasmasit, Lushnje

ATSH 25 Qershor 2019

TIRANË, 25 qershor /ATSH/- Përfundoi rehabilitimi i plotë dhe me standarde i aksit rrugor Karbunarë- ish fabrika e Plasmasit, në Lushnje, një investim e fonde nga buxheti i shtetit që u realizua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ky aksi i rëndësishëm, kalon në një zonë me aktivitet intensiv ekonomik tregtar dhe bujqësor. Ndër vite i lënë në gjendje të mjerueshme, me gropa pa sinjalistike dhe me mjaft probleme në qarkullimin e mjeteve, sot punimet e kanë kthyer në një aks të zgjeruar rrugor me 2 korsi nga 4 metra dhe të gjithë parametrat e duhur.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se, investimi përfshiu edhe ndërtimin e  infrastrukturës nëntokësore dhe të trotuareve në ato pjesë që kalojnë nëpër zona të banuara, duke krijuar komoditetin dhe sigurinë e lëvizjes edhe për kalimtarët.

Infrastruktura e re, do të rrisë aksesin e qarkullimit të automjeteve dhe do të nxisë zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe tregtar në këtë zonë që shqyhet për potenciale të larta bujqësore dhe agroturistike.

Ndaje me miqte