0030 210 33 18 483

Përgëzime shoqatës së Korinthit, binjakëzon qytetin me Maliqin

Tribuna TV 03 Tetor 2018

Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë Qarku Korinth njofton se një përfaqësi e saj mori pjesë në vizitën zyrtare të Kryebashkiakut të qytetit Korinth, Aleksandros Pnevmatikos në Shqipëri, me ftesë të kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu.

Gjatë takimit të dy kryebashkiakëve, është rënë dakort për binjakëzim dhe Partneritet në kuadër të Bashkimit Europian midis dy institucioneve

Drejtues dhe anëtarë të shoqatës, me pjesëtarë të Filarmonisë së Qendrës Kulturore dhe Sportive të Bashkisë së Korinthit ndoqën Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Blegtorale të zonës së gjerë të Maliqit, më 27 shtator 2018, ku filarmonia korinthiane dha një koncert për të pranishmit.

Me inisiativën e Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Qarkut të Korinthit, shkëmbimet dypalëshe dhe aktivitetet e larmishme kulturore janë kthyer tashmë në një traditë shumëvjeçare.

Sipas shoqatës, kurorëzim i gjithë kësaj pune do të jetë binjakëzimi i dy qyteteve si dhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi në nivel bashkiak.  

Ndaje me miqte