0030 210 33 18 483

Përgjimet, Prokuroria nis hetim për nxjerrje të sekretit

Tribuna TV 31 Janar 2019

Pas një materiali investigativ që publikoi Zëri i Amerikës, ka ardhur reagimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se ka nisur hetimet për veprën penale “ Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor, lidhur me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, “materialet janë pjesë e procedimit penal nr. 339, i regjistruar në vitin 2016, pas kallëzimit të PD për shitblerje të votave në zgjedhjet e Dibrës.

Në këtë kuadër, sipas prokurorisë së krimeve të rënda, po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë pasur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.

Ndaje me miqte