0030 210 33 18 483

Përleshje në kufi, një shqiptar humb jetën

Tribuna TV 22 Nentor 2018

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë në shkëmbimi zjarri me policinë greke, në afërsi të kufirit shtetëror.

Ngjarja ka ndodhur mbreëmjen e të enjtes në vendin e quajtur Vissani të Pogonit, rrethi i Janinës.

Sipas komunikatës së policisë, “rreth orës 18,00 (të së enjtes, 22 nëntor), gjatë një operacioni të policisë për çështje narkotikësh dhe pas shkëmbimit të zjarrit ndërmjet policisë dhe keqbërësve, u plagos për vdekje një shtetas i huaj dhe lehtë, një pjesëtar i policisë”.

Në vendngjarje janë gjetur thasë me lëndë narkotike, sipas komunikatës së policisë.

Mediat lokale raportojnë se, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri të tipit kallashnikov.

Ndërkaq, gjatë gjithë natës ka qenë në zhvillim një operacion i madh, përgjatë kufirit. Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tjerë të të vrarit, që nuk përjashtohet të jenë larguar për në Shqipëri.

Ndaje me miqte