Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një nga arsyet pse po përmbyllet procesi i titujve të pronësisë në Himarë është këmbëngulja e prefektit të qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.
Në ceremoninë e shpërndarjes së titujve të pronësisë në Dhërmi, Rama vlerësoi angazhimin e prefektit të qarkut, Vangjel Tavo dhe gatishmërinë e tij për të qenë pranë banorëve.
“Prandaj edhe bashkia është bërë me krah, prandaj dhe kadastra është bërë me krah, se ka një usta që i rri mbi kokë edhe i thotë këtu, këtu, këtu. Dhe prandaj edhe marrëdhënia është më është më e afërt dhe më e afërt me banorët, sepse kanë një njeri që ua kam thënë ditën e parë kur ka ardhur prefekt, provoni ta merrni në telefon edhe më tregoni kur do ndodhi që nuk do ngre telefonin. Kështu që, doni Vangjel për punë, ja ku e keni!
Doni një Vangjel për sherr, prisni një Vangjel me vetulla të rënda që t’iu sjellë sherrin. Kaq e thjeshtë është. Doni të vazhdojë kjo punë tamam siç vazhdon, thashë opinionet edhe diversiteti në kafene përplasuni sa të keni qejf, se në këtë zonë përplaseni brenda për brenda nëpër shtëpia më shumë se të tjerët për opinione politike gjithë jetën ka qenë kjo, – po jashtë pastaj puna duhet të vazhdojë duhet të vazhdoj. Janë një mijë gjëra për t’u për t’u zgjidhur, nuk janë vetëm këto, një mijë”, tha ai.