Përplaset "Audi " në kufirin greko-shqiptar mbushur me drogë
28 Mars 2023
Një automjet tentoi t’i largohet policisë greke në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, mjeti i ndaloi policëve, por më pas shtoi shpejtësinë. Më pas mjeti shtë gjetur i aksidentuar, i përplasur me trafikndarëset. Brenda në makinë janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg 574 gram marijuanë.
Sekuestrohen dhe 400 euro dhe 3 celularë. Janë arrestuar shoferi dhe pasagjerja femër. Mësohet se shoferi nuk është shtetas grek, nuk dihet ende kombësia dhe nëse është shqiptar. Pasagjerja është greke.
Të arrestuarit kishin rdhur nga një zonë e Greqisë veriore për t’u ngarkuar me drogë.
Droga me vlerë mbi 81 mijë euro.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 7 raste të trafikut të drogës të dyshuar të linjes nga Saranda ne Igumenicë dhe ka sekuestruar 375 kg marijuanë.
Ndërsa në vende të ndryshme të Greqisë prej fillimit të vitit janë kapur rreth 1 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria
Ndaje me miqte