0030 210 33 18 483

Përshkallëzohet moti i keq në Greqi. Parashikimi deri të dielën

Tribuna TV 27 Shtator 2018

Shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar për një shkallëzim të motit të keq, me fenomene tepër ekstreme gjatë ditëve të ardhshme. Shërbimi meteorologjik nxorri të enjten në mesditë një buletin emergjent, ku parashikohet:

Për të enjten, 27 shtator 2018

Erërat do të fryjnë në drejtim të veri perëndimit me densitet 7-9 ballë, ndërsa në detin Egje 10 ballë. Gjatë natës do të ketë një dobësim të vogël nga veriu në jug, por në detin Jon do të vazhdojnë me një densitet deri në 10 ballë.

Nga orët e pasdites, shirat që kanë filluar në jug, do të intensifikohen dhe në lindje e në jug të Peloponezit do të ketë shtrëngata, ashtu si dhe në detin Jon dhe në ishullin e Kretës, ku gjatë natës do të jenë vende vende mjaft të fuqishme.

 

Për të premten, 28 shtator 2018

Shira dhe shtrëngata shiu, pjesërisht të fuqishme, në detin Jon, në Peloponez (kryesisht në lindje dhe në jug) dhe në Kretë. Gradualisht fenomenet do të shtrihen në Ciklade dhe nga mesdita edhe në zonat lindore të Greqisë kontinentale (përfshirë Atikën) dhe në Evia.

Erërat do të fryjnë me drejtim jugor, densiteti në Egje do të jetë 6-7 ballë dhe në detin Jon 8-9 ballë. Gradualisht deri në mbrëmje, erërat do të dobësohen dhe do të fryjnë me një densitet 6-7 ballë në detin Jon dhe 5-6 në detin Egje.

 

Për të shtunën, 29 shtator 2018

Sipas të dhënave prognostike që disponohen, fenomenet intensive do të vazhdojnë dhe do të kenë këto karakteristika:

Shira të fuqishëm lokalë si dhe shtrëngata shiu në Jon, Peloponez, Greqi kontinentale, Evia, si dhe në pjesën lindore dhe ishullore të Greqisë.

Gradualisht do të dominojnë erërat e jugut, të cilat në detin Jon do të arrijnë deri në mesditë densitetin 8-9 ballë.

 

Për të dielën, 30 shtator 2018

Fenomenet ekstreme të motit do të ndikojnë përgjithësisht zonat qendrore dhe jugore të Greqisë.

Erërat e fuqishme dhe shtrëngatat me densitet 9-10 ballë do të fryjnë në bregdetin jugor.

 

 

Ndaje me miqte