0030 210 33 18 483

Panathinaikos nderon Leonidha Shabanin

TV TRIBUNA 17 Maj 2022

Peshëngritësi me origjinë shqiptare, Leonidha Shabani është shpallur Dekan i këshillit drejtues të Shoqatës së veteranëve kampionë të Klubit.

Duke kumtuar këtë lajm faqja zyrtare e Panathinaikosi shkruan:

Këshilli drejtues i shoqatës së veteranëve e shpalli Leonidha Shabanin dekan, duke ndërmarrë një vendim të lavdërueshëm.

Këshilli gjykoi si të domosdoshme të inaugurohet ky titull nderi duke ia akorduar dy herë fituesit të medaljes së argjendtë në peshëngritje, Leonidha Shabani.

Ndaje me miqte