0030 210 33 18 483

Pannuci shpall listën e lojtarëve për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin

Tribuna TV 03 Tetor 2018

Trajneri i skuadrës përfaqësuese të futbollit, Kristian Panuçi ka shpallur sot listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar, fillimisht miqësores me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eliminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.

Spikasin në këtë listë të teknikut kuqezi, katër futbollistë që vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare, siç janë mbrojtësi: Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të “Livingston”, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kozencës, si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panuçi për këto dy ndeshje. Së pari ish-sulmuesi i “Laçit”, Myrto Uzuni, i cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me “Lokomotivën” e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni që vjen nga “Venezia”. Vijojnë ndërkaq të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Panucci

Portierë

Thomas Strakosha Lazio

Etrit Berisha Atalanta BC

Alban Hoxha FK Partizani

Mbrojtës

Elseid Hysaj Napoli

Egli kaja Livingston

Ermir Lenjani Sion

Egzon Binjaku Malmo

Mergim Mavraj Aris

Frederic Veseli Empoli

Herdi Prenga  NK Inter Zapresic

Kastriot Dermaku Cosenza

Enea Mihaj Panetolikos

Mesfushorë

Andi Lila PAS Janina

Ledian Memushaj Pescara

Ylber Ramadani Vejle Boldklub

Migjen Basha Aris

Taulant Xhaka Basel

Emanuele Ndoj Brescia

Sulmues

Eros Grezda Rangers FC

Rey Manaj Albacete

Enis Gavazaj Yenisey Krasnoyarsk

Myrto Uzuni Lokomotiva Zagreb

Bekim Balaj Akhmat Grozny

Giacomo Vrioni Venezia

Ndaje me miqte