0030 210 33 18 483

PAOK fiton për të gjashtën herë Kupën e Greqisë

Tribuna TV 12 Maj 2018

Kupën e gjashtë të Greqisë (dhe të dytën rresht) ka fituar PAOK i Selanikut, pasi ka mundur 2-0 AEK-un në finalen e zhvilluar të shtunën në mbrëmje në OAKA.

PAOK ishte më i miri në fushë, përballë AEK-ut që ngjante me një ekip krejt tjetër e jo me kampionen e merituar. 

“Bardhezinjtë” jrikuanb e humbën një sërë rastesh, mes të cilave edhe një penallti, falë portierit Barkas që e mbajti a mundi në lojë kampionen AEK.

Ishte një finale me shumë të veçanta:

Ndeshja u drejtua nga gjyqtari spanjoll David Fernandez Borbalen.

PAOK e mbaroi ndeshjen me 9 lojtarë për shkak se u përjashtuan Mauricio dhe Varela, ndërsa AEK me 10 pas përjashtimit të Vranjes në minutat e fundit të shtesës.

Brenda dhe jashtë stadiumit Olimpik të Athinës pati shumë tension, ndërsa përleshjet e vandalizmat kishin filluar që një ditë më parë.

Megjithatë përfundimi është se finalja meritoi vëmendjen e madhe dhe dëshmoi se këto janë aktualisaht dy ekipet më të mira të futbollit grek.



Finalja e Kupës së Greqisë

Stadoumi Olimpiak Athinë

AEK-PAOK, 0-2

Golat: Vieirinha (61’), Pelkas (9-+2’).

Gjyqtar: David Fernandez Borbalen (Spanjë)

Kartona të kuq: 80’ Vranjes – 80’ Mauricio, Varela 90+3

Kartona të verdhë: 46 Livaja, 63 Vranjes, 71 Bakasetas, 88 Galanopulos – 6 Campos, 21 Matos, 45 Crespo, 80 Varela, 90+3 Pelkas.



AEK (Manoel Jimenez): Barkas - Bakakis, Vranjes, Chygrynskyj, Hult (52 'Galo) - Simoes, Galanopoulos, Mandalos (66' Christodoulopoulos'), Bakasetas (73 Giakoumakis) - Livajia, Araujo.

Në stol: Tsintotas, Lampropoulos, Giousis, Giannoutsos.



PAOK (Razvan Loutsescu): Paskalakis - Matos, Varela, Crespo, Vieirinha (82 'Malezas) - Kania, Maurizio - Bieseswar (75' Sakhov), Pelkas, Campos (52 ' Mak), Prijoviç.

Në stol: Siampani, El Canturi, Limnios, Koulouris.

Ndaje me miqte