Papandreu: "Sipërfaqësore oferta e Tsipras për bashkëpunim"?
Tribuna TV
15 Mars 2019
“Bashkëpunimi i forcave progresiste mund të arrihet vetëm mbi ndryshime të thella për t’u përballuar arsyet që shkaktuan krizën. SYRIZA nuk tregon një vullnet të tillë”, deklaroi ish kryeministri Jorgos Papandreu, gjatë një interviste në televizionin publik, ET-1.
Papandreu shtoi se Aleksis Tsipras duhej që ftesën për bashkëpunim t’ia kishte drejtuar të majtës së qendrës në 2015. “Të thoshte që juve dua që të qeveris, që të bëjmë ndryshimet progresiste... Në vend të asaj, preferoi aleancën me ekstremin e djathtë”, vërejti Papandreu.
Papandreu shtoi se propozimi për bashkëpunim që ka bërë tash së fundi Aleksis Tsipras do të jetë sipërfaqësor, nëse nuk ka dakordësi mbi shkaqet që e çuan Greqinë në krizën e thellë dhe për politikat që duhen zbatuar tash e tutje.
“Dialogu duhet të ketë si objektiv rimëkëmbjen e vendit, të bëhet një shtet normal europian dhe jo vetëm për përballimin e të djathtës ekstreme”, tha Papandreu, duke shtuar se është e nevojshme që konsultimet të vazhdojnë pas zgjedhjeve.
Jorgos Papandreu tha se nuk ka asnjë vënie në diskutim të kryetares aktuale të Lëvizjes për Ndryshim (KINAL), Fofi Gennimata. U shpreh optimist për forcimin e unitetit të KINAL në kongresin që do të mbahet këtë muaj. Ai tha se KINAL mund të bëhet fuqia e referimit për formacionet politike progresiste, duke theksuar se kundërshtari strategjik mbetet e djathta.
Ndaje me miqte