0030 210 33 18 483

Paralizimi i Gjykatës së Lartë, shkon në 33 mijë numri i dosjeve që presin

ABCNEWS 01 Qershor 2019

Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë ka rritur numrin e dosjeve që presin në radhë për t’u gjykuar. Deri më tani numri ka vajtur në 33 mijë. Ndërkohë nga ana tjetër Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar rregulloren për të gjithë kandidatët që duan të jenë pjesë e gjykatës supreme.

Numri i dosjeve të regjistruara në Gykatën e Lartë vazhdon të shtohet nga dita në ditë. Ndërsa Gjykatës supreme të vendit i është vënë kyçi pasi ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë, kryetarin Xhezair Zaganjori, si dhe anëtarin Ardian Dvorani.Vetëm pak kohë pas shkarkimt të gjyqtarit Edmond Islamaj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, numri i dosjeve që presin rradhën për tu gjykuar ka vajtur në 33 mijë. Rreth 17.000 prej të cilave janë civile, 11.000 dosje administrative dhe 5.000  të tjera janë penale.
Ky nuk është një numër përfundimtarë pasi vazhdon që të rritet çdo ditë deri sa institucionet përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje. Plotësimi i trupës me të paktën 9 gjyqtarë është në dorën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion ky i cili duhet të çelë garën.  Por burime pranë KLGJ shprehen se edhe për të paktën 3 muaj, vendi do të jetë pa Gjykatë të Lartë, e dyta kjo më e rëndësishmja pas Gjykatës Kushtetuese. I njëjti burim ka saktësuar se rregullorja parashikon që çdo kandidatë që do të garojë për të qenë gjyqatrë në Gjykatën Supreme duhe që më para të ketë kalura të gjitha instancat e vetingut, KPK dhe KPA.

Gjykata e Lartë ka pasur 17 anëtarë gjithsej. Që nga viti 2016, ky numër u pakësua pasi disa u dorëhoqën nga sistemi, ndëra një pjese tjetër u mbaroi afati. Gjyqtarja Majlinda Andrea u dënua për korrupsion. 5 anëtarë të tjerë: Edmond Islamaj, Tom Ndrecaj, Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Shkëlzen Selimi u shkarkuan nga Vetingu me vendim të formës së prerë. Gjyqtari Artan Broci e ka ankimuar në KPA vendimin e shkarkimit nga KPK.  Ndërkohë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të dalë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Ai u konfirmua në shkallën e parë, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin duke kërkuar shkarkimin.

/ABC news Albania 24/7

Ndaje me miqte