0030 210 33 18 483

Paraqitet ekipi i ri i komisionerëve europianë

TV TRIBUNA 10 Shtator 2019

BRUKSEL, 10 shtator /ATSH/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen,  paraqiti ekipin e saj të ri të komisionerëve.

Sipas saj, Komisioni i ri pasqyron prioritetet dhe synimet e përcaktuara në Udhëzimet Politike. Komisioni është i strukturuar në bazë të objektivave që Presidentja von der Leyen prezantoi gjatë zgjedhjes së saj nga Parlamenti Evropian.

Në përbërjen e komisionit të ri, ka tre nënpresidentë ekzekutivë, që do të kenë një funksion të dyfishtë teksa do të drejtojnë dhe një nga tre sektorët ecencialë të axhendës së Presidentes Ursula von der Leyen:

Nënpresidentët ekzekutivë janë:

Frans Timmermans (Holandë) do të koordinojë punën për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Margrethe Vestager (Danimarkë) do të koordinojë axhendën për një Evropë të përshtatshme për epokën dixhitale dhe të jetë Komisioneri për Konkurrencën, i mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Konkurrencës.

Nënkryetari Ekzekutiv Valdis Dombrovskis (Letoni) do të koordinojë punën për një ekonomi që punon për njerëzit dhe do të jetë Komisioneri për çështjet financiare.

Pesë zëvendëspresidentët e tjerë janë:

Josep Borrell (Spanjë, Ministri aktual i Jashtëm): Për Evropë më të fortë në botë;

VÄ›ra Jourová (Republika Çeke), Komisioner për Vlerat dhe transparencën;

Margaritis Schinas (Greqi): Mbrojtja e mënyrës sonë të jetës evropiane;

Maros Sefcivic (Sllovaki): Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Parashikimi;

Dubravka Suica (Kroaci): Demokracia dhe Demografia.

Johannes Hahn (Austria) – komisioner për Buxhetin dhe Administrimin.

Didier Reynders (Belgjikë) – komisioner për Drejtësinë.

Mariya Gabriel (Bullgari) – komisionere për Inovacionin dhe Rininë.

Stella Kyriakides (Qipro) – komisionere për Shëndetësinë.

Kadri Simson (Estoni) – komisionere për Energjetikën.

Jutta Urpilainen (Finlandë) – komisionere për Partneritetin Ndërkombëtar.

Sylvie Goulard (Francë) – komisionere për Tregun e Përbashkët Dixhital.

Laszlo Trocsanyi (Hungari) – komisioner për Zgjerimin.

Phil Hogan (Irlandë) – komisionere për Tregtinë.

Paolo Gentiloni (Itali) – komisioner për Ekonominë.

Virginijus Sinkevičius (Lituani) – komisioner për Mjedisin dhe Oqeanet.

Nicolas Schmit (Luksemburg) – komisioner për Punën.

Helena Dalli (Malta) – komisionere për Barazinë.

Janusz Wojciechowski (Poloni) – komisioner për Bujqësinë.

Elisa Ferreira (Portugali) – komisionere për Kohezioni dhe Reformat.

Rovana Plumb (Rumani) – komisionere për Transportin.

Janez Lenarčič (Slloveni) – komisioner për Menaxhimin e Krizave.

Ylva Johansson (Suedi) – komisionere për Çështjet e Brendshme.

Ndaje me miqte