Parlamenti Europian pezullon shefin e zyrës në Greqi me akuzën për mashtrim financiar
Tribuna TV
03 Tetor 2018
Parlamenti Europian njoftoi sot pezullimin e shefit të zyrës ndërlidhëse në Greqi dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij nën hetim nga agjencia europiane kundërmashtrimit. (OLAF)
”Kontrolli buxhetor ka nisur të ngrejë pikëpyetje mbi ligjshmërinë e disa transaksioneve të caktuara. Parlamenti Europian ka nisur një hetim të brendshëm dhe e ka cilësuar të nevojshëm t’i drejtohej OLAF-it”, sqaroi ndihmëszëdhënësja e Parlamentit, Marjorie van den Broeke.
OLAF-i ka nisur një hetim zyrtar dhe Parlamenti pezulloi këta tre persona. Asnjë informacion nuk është dhënë mbi natyrën dhe shumën e transaksioneve që janë objekt i hetimit.
Ndaje me miqte