0030 210 33 18 483

Pasaportat, si do të merren nga konsullatat në Athinë dhe Selanik

TV Tribuna 23 Gusht 2020

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njoftoi sot qytetarët shqiptarë se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është aplikuar deri më 31 korrik 2020.

“Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës.

Procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu, ambasada njofton qytetarët që “nëse duan që ta marrin nëpërmjet postës vetëm pasaportën të dërgojnë në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al: Emër/Mbiemër; adresën e saktë të banimit; kodin postar; numrin e celularit dhe foto të kuponit të aplikimit”.

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit, theksohet se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë.

 

Gjithashtu, edhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik njofton se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID deri më datë 31 Korrik 2020. Shpërndarja e tyre do të bëhet çdo ditë:

E hënë- E enjte, 09:00 deri 16.00

E premte, 9.00 deri 14:00 si dhe

Me Kurier: (Dërgoni kuponin e pasaportës tuaj në adresën e konsullatës: Alvaniko Prokseneio, Tsimiski 43, TK 54624, Thessaloniki )

Në kuadrin e masave dhe kufizimeve që janë në fuqi në shtetin grek lutemi dhe kërkojmë korrektësinë maksimale gjatë paraqitjes në Konsullatë, përdorimin e maskave dhe distancimin fizik.

Paraqitja në Konsullatë për tërheqjen e Pasaportave dhe Kartave ID është e detyrueshme sipas mbiemrit dhe ditëve si më poshtë:

E Hënë: Qytetarët me mbiemrin nga “A, B, C, Ç, D, DH”

E Martë: Qytetarët me mbiemrin nga “E, F, G, GJ, H, I, J”E

Mërkurë: Qytetarët me mbiemrin nga “K, L, LL, M, N, NJ”

E Enjte: Qytetarët me mbiemrin nga “O, P, Q, R, RR, S, SH”

E Premte: Qytetarët me mbiemrin “T, TH, U, V, X, XH, Y, Z, ZH”

Ndaje me miqte