0030 210 33 18 483

Pashkët 2022, masat anti Covid

TV TRIBUNA 20 Prill 2022

Në gazetën Zyrtare të qeverisë greke është publikuar vendimi i fundit mbi masat mbrojtëse kundër Koronavirusit, që do të zbatohen deri në 1 maj 2022.

Detyrimi i mbajtjes së maskës në gjithë ambientet e brendshme, mjetet e transportit publik dhe ruajtja e distancës 1,5 metër midis njerëzve, mbetet i pandryshuar.

Më tej, lokalet e gastronomisë dhe argëtimit do të funksionojnë vetëm për personat e vaksinuar me tre dozat ose me dy dozat, me kusht që mos të kenë kaluar më shumë se 9 muaj nga vaksinimi.

Gjithashtu, edhe personat që kanë çertifikatë sëmundjeje nga Covid në 6 muajt e fundit.

Të pavaksinuarit mund të frekuentojnë vetëm lokalet që kanë licencë për veprimtari në ambiente të jashtme.

Këta do të pranohen vetëm nëse paraqesin përgjigjen negative të testit për Covid 19.

Në të gjitha rastet është i detyrueshëm përdorimi i maskës nga personeli, si dhe nga klientët gjatë kohës së pritjes.

Në kisha qytetarët mund të hyjnë vetëm duke paraqitur çertifikatë vaksinimi apo sëmundjeje, apo test negativ.

Nga detyrimi i mbajtjes së maskës përjashtohen vetëm klerikët gjatë kohës që kryejnë ceremoninë fetare.

Javën e ardhshme pritet të komunikohen masat që do të zbatohen pas 1 majit.

Ndaje me miqte