0030 210 33 18 483

Pashkët, kthehen targat dhe lejet e drejtimit

TV TRIBUNA 22 Prill 2019

Që nga e hëna 22 prill, kushdo që është ndëshkuar me heqjen e targës së makinës, të lejes së drejtimit dhe asaj të qarkullimit, mund t’i marrë përsëri ato, para afatit që parashikon gjoba.

Vendimi i ministrisë së mbrojtjes së qytetarit u muar me qëllim që edhe këta qytetarë të mundin të lëvizin me rastin e Pashkëve.

Vendimi përfshin gjithë ndëshkimet që janë dhënë deri të dielën, 21 prill 2019, për kundravajtje që lidhen me parkimin dhe ndalimin e parregullt dhe që parashikon heqjen e lejes së qarkullimit dhe të targave për 20 ditë.

Nga zbatimi i masës favorizuese përjashtohen ata që janë ndëshkuar për parkim apo ndalim në vendet e autorizuara për invalidët si dhe që bllokojnë aksesin në tarabat e vendosura po për invalidët.

Të gjithë ata që dëshirojnë të rimarrin targat, lejet e drejtimit dhe të qarkullimit, duhet që më përpara të kenë shlyer gjobën monetare.

Vendimet që janë shpallur nga autoritetet gjyqësore zbatohen normalisht dhe nuk përfshihen në procesin e rikthimit të targave, lejeve të drejtimit dhe të qarkullimit të mjetit, vë në dukje ministria e mbrojtjes së qytetarit.

Ndaje me miqte