0030 210 33 18 483

Pasojat e tmerrshme të përmbytjeve në Greqi: Pamjet nga Kardhica ku uji ka mbuluar gjithçka

Tribuna News Network 08 Shtator 2023

Pamjet më sipër janë të fshatit Vlohos në Kardhica dhe tregojnë pasojat e rënda të përmbytjeve në Greqi.

 

Vërshimi i lumenjve ka çuar në përmbysjen e të gjitha banesave dhe tokave bujqësore në fshat.

 

Deri tani nga moti i keq kanë humbur jetën tetë persona.

 

Kjo është një situatë e jashtëzakonshme sipas meteorologëve, sepse është fenomeni më ekstrem që ka goditur vendin në 90 vitet e fundit. Shumë shtëpi janë shkatërruar ose përmbytur nga ujërat dhe baltat që kanë sjellë lumenjtë. Disa ura janë rënë, rrugët janë të pambushura me ujë, linjat e energjisë elektrike janë të dëmtuara, uji i pijshëm mungon në shumë zona dhe dëmet në kulturat bujqësore janë të mëdha në zonën më të prodhueshme bujqësore të Greqisë, që përfshin prefekturat e Kardhitsës, Larisës, Trikalës dhe Volosit.

 

Sipas shërbimit meteorologjik të vendit, sipërfaqja e përmbytur e fotografuar me satelit ditën e djeshme ishte mbi 72000 hektarë, por sot, në ditën e katërt të këtij fenomeni, ujërat e dy lumenjve të zonës vazhdojnë të dalin nga shtrati dhe të përmbytin tokat bujqësore dhe fshatrat.

Ndaje me miqte