0030 210 33 18 483

Patra, tërmet 3,7 ballë, por në 3 km thellësi

22 Gusht 2018

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 3,7 të shkallës Rihter është shënuar të mërkurën në mesditë, me epiqendër në zonën detare të Agio Vasilios, 9 kilometra në verilindje të Patras.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia e vatrës ishte vetëm 3 kilometra.

Deri tani nuk ka raportime për dëme.

Ndaje me miqte