0030 210 33 18 483

Pavlos Gerulanos: “Zyra ime do të jetë vetë qyteti i Athinës”

TV Tribuna 31 Mars 2019

Zara ime do të jetë vetë qyteti, ka deklaruar në një intervistë kandidati për kryetar bashkie i Athinës, Pavlos Gerulanos.

Gerulanos ka theksuar që, po të zgjidhet, që nga dita e parë që do të marrë detyrën, do të dalë në rrugë.

Sepse, siç tha, “problemi më i madh me të cilin duhet të përballemi është ndjenja e braktisjes në çdo lagje tonën dhe kjo nuk mund të përballohet nga zyra. Duhet të jesh mes qytetarëve, sipër problemeve, në krah të çdo banori që vuan nga braktisja. Rrjedhimisht, preokupimi im i parë është që zyra ime të jetë vetë qyteti”.

Sipas zotit Gerulanos “vetëm kur secili prej nesh e ndjen bashkinë në krahun e vet do të mundë të mobilizohet dhe atëherë nuk ka fund se çfarë mund të bëjmë për qytetin tonë”.

Përndryshe, nënvizoi, “Athina jemi të gjithë ne. Ne i transformojmë lagjet, ne i jetojmë problemet dhe ne i dimë zgjidhjet. Po qe se bashkojmë këto njohuri dhe dëshirën për t’i ndryshuar gjërat me instrumentet që disponon bashkia, do të arrijmë ndryshimin që të gjithë ëndërrojmë për qytetin tonë”, tha Gerulanos.

Ndaje me miqte