PD: S"??mund të ketë zgjedhje pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat
ATSH
18 Qershor 2019
TIRANË, 18 qershor /ATSH/ – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp ka theksuar sot se, “përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’ janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve”.
Sipas tij, Durrësi dhe Dibra janë dy krime të rënda elektorale, duke shtuar se nuk mund të ketë zgjedhje pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat.
“Prej tre vjetësh, prokuroria nuk bën asnjë hetim, nuk ka thirrur një herë të vetme një prej politikanëve që shqiptarët i kanë dëgjuar vetë se si shesin, blejnë, kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët në emër të pushtetit të vjedhur”, tha Bardhi.
Ai deklaroi se për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat.
Ndaje me miqte