0030 210 33 18 483

Peru, arrestohet me akuzën për korrupsion ish-presidenti Toledo

ATSH 17 Korrik 2019

LIMA, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti peruan, Alejandro Toledo u arrestua në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës pas një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Lima, sipas zyrës së prokurorit të Perusë.

”Toledo u paraqit para gjykatës amerikane si pjesë e procedurave të ekstradimit. Një seancë tjetër ndaj tij është caktuar për ditën e premte’’, theksuan autoritetet amerikane.

Toledo ishte i arratisur nga viti 2017, kur një gjykatës urdhëroi që ai të arrestohej në mënyrë parandaluese për një afat 18 mujor.

”Ai dyshohet për marrjen e ryshfeteve deri në 31 milionë dollarë nga gjiganti ndërtimor brazilian ‘Odebrecht’ në këmbim të një kontrate për ndërtimin e rrugëve”, njoftoi agjencia kombëtare peruane e lajmeve, Ande.

Toledo mohon akuzat dhe pretendon se ato janë të motivuara politikisht.

Ndaje me miqte