0030 210 33 18 483

Pesë të vdekur nga përplasja e I.X. me kamion në Edessa

Tribuna News Network 18 Korrik 2023

Pesë persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në asfalt, teksa janë përfshirë në një aksident trafiku në Edessa.

 

Sipas ERT, pak para orës 18:00, një makinë në të cilën ndodheshin pesë persona është përplasur me një kamion.

 

Shoferi i kamionit është dërguar në spital dhe sipas raportimeve të para është jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia rrugore e Edessës ka nisur hetimet paraprake në lidhje me aksidentin .

 

Ndaje me miqte