0030 210 33 18 483

Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare

ATSH 02 Gusht 2019

Studiuesi, përkthyesi dhe publicisti Piro Misha është drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare.
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e djeshme që Misha të emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Piro Misha njihet si një nga intelektualët më aktivë të viteve të demokracisë në Shqipëri, me një kontribut të vyer, të rëndësishëm dhe lehtësisht të evidentueshëm në mjaft fusha të jetës shoqërore dhe kulturore.
“Një emër i nderuar i letrave shqipe, përkthyesi e publicisti Piro Misha do të nisë punën në krye të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti pas vendimi që mori qeveria për emërimin e tij.
Ministrja thekson se sè bashku me Mishën, do çojmë përpara projektet për një bibliotekë të re e moderne.
“I urojmë mirëseardhjen dhe punë të mbarë,  në një nga institucionet më të rëndësishme kulturore”, shprehet Margariti, duke theksuar se “së bashku me z. Misha do të çojmë përpara projektet e nisura, që synojnë një bibliotekë të re, moderne dhe më pranë lexuesit”.

Ndaje me miqte