0030 210 33 18 483

Pjanic, te Juventus edhe për pesë vite të tjerë

Tribuna TV 22 Gusht 2018

Mesfushori i “Juventusit”, Miralem Pjaniç ka rinovuar me “Zonjën  e Vjetër”, lajm që është konfirmuar nga klubi bardhezi në faqen zyrtare.

Klubi ka postuar momente nga nënshkrimi i kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2023. Mesfushori Pjaniç, i cili ishte në fokusin e ekipit “Mançester Citi”, të drejtuar nga Guardiola,  do të fitojë në sezon 6,5 mln euro.

“Juventus do të vazhdojë që të besojë në kontributin e rëndësishëm të Miralem Pjaniç. Lojtari boshnjak ka shtyrë kontratën e tij që e lidh atë me klubin e ‘Juventusit’ deri në vitin 2023. Kështu do të vazhdojë një histori, e cila ka nisur para dy vitesh dhe është kënaqësi të shikosh Pjaniç në mesin e fushës të Juventusit”.

“Që kur erdhi te Juventus në prag të sezonit 2016/17, Pjaniç u bë gjithmonë e më shumë pjesë integrale e mesfushës së “bardhezinjve”. Mesfushori i Bosnje-Herzegovinës  paraqet klas, inteligjensë dhe talent në fushë, me top apo pa top, ndërsa shpërthimet ofensive të tij janë ato për të cilat shquhet më shumë, thuhet në njoftimin e Juventusit..

Ndaje me miqte