0030 210 33 18 483

Plagosje me armë zjarri në Athinë, një shqiptare 26-vjeçare sulmohet nga ish-partneri i saj.

Tribuna News Network 04 Prill 2023

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje pak para orës 19:00 në Odu Nazliou , Paleo Faliro. 

 

 

Një 26-vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri nga ish-partneri i saj, gjithashtu nga Shqipëria.

 Vajza, emri i të cilës nuk bëhet ende me dije nga mediat greke, ka qenë në makinë me vëllanë, 20 vjeç dhe një 30-vjeçar grek në momentin që ish-i dashuri i saj, 36 vjeç ka qëlluar me armë drejt tyre.

 

 Vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërguan në spital, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja nga një pistoletë me kalibër 9 mm. 

 

Autoritetet po kryejnë hetimet për identifikimin e autorit.

Ndaje me miqte