0030 210 33 18 483

Plani europian i rimëkëmbjes rrezikon bllokimin nga shtetet dhe eurodeputetët

ATSH 27 Shtator 2020

Pas një formulimi të vështirë, plani europian i rimëkëmbjes është në qendër të përplasjeve midis eurodeputetëve dhe vendeve anëtare të Bllokut, të cilët akuzojnë reciprokisht njëri-tjetrin për bllokime me rrezik paralizimin e zbatimit të tij, thelbësor për daljen nga kriza.

 “Pa një marrëveshje të shpejtë midis shteteve dhe eurodeputetëve mbi kornizën buxhetore europiane 2021-2027, rrezikojmë vonimin e planit të rimëkëmbjes”, tha ambasadori gjerman në BE, Michael Clauss.

Pas një samiti maratonë në korrik, 27 vendet anëtare miratuan një plan rimëkëmbjeje prej 750 miliardë eurosh, i mbështetur nga buxheti europian 2021-2027, që po negociohet aktualisht midis Parlamentit, Këshillit (i cili përfaqëson shtetet anëtare) dhe Komisionit ( ekzekutivi) dhe supozohet të fillojë nga zbatimi në janar.

Por në lidhje me buxhetin shumëvjeçar (më shumë se 1 000 miliardë euro), eurodeputetët, pëlqimi i të cilëve është i domosdoshëm, e konsiderojnë sasinë e tij të pamjaftueshme.

Ndaje me miqte