0030 210 33 18 483

Plantacion kanabisi edhe në … hotel!?

ATSH 07 Nentor 2021

METMAN, /ATSH-DPA/- Policia gjermane ka zbuluar një plantacion të paligjshëm kanabisi brenda një ish-hoteli, në qytetin perëndimor të Mettmann-it.

“Pothuajse të gjitha dhomat në ndërtesën prej 300 metrash katrorë, plus sallën e boulingut në bodrum, ishin shndërruar në një operacion për kultivimin e kanabisit”, deklaroi policia.

Oficerët arrestuan dy persona të moshës 31 dhe 20 vjeç dhe sekuestruan rreth 1500 bimë.

Një urdhër kontrolli u lëshua të premten, pasi “aktiviteti i pazakontë” tërhoqi vëmendjen e policisë.

Sipas vlerësimeve fillestare nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Rhein Westfalisë së Veriut, të korrat mund të gjenerojnë rreth dy milionë euro në vit.

Ndaje me miqte