0030 210 33 18 483

Platini arrestohet me dyshimin për korrupsion

ATSH 18 Qershor 2019

PARIS, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Ish-ylli i futbollit francez, Michel Platini u arrestua me dyshimin për korrupsion.

”Ish-kampioni i Juventusit dhe ish-presidenti i UEFA, u arrestua për akuza korrupsioni për caktimin e Kupës së Botës të 2022-it në Katar dhe aktualisht është në paraburgim në Nanterre”, njoftoi Mediapart.

Priten detaje të mëtejshme për përfshirjen e ish-kampionit në këtë skandal korrupsioni.

Ndaje me miqte