0030 210 33 18 483

Po niseshin për në Kakavijë, policia ndalon dhe gjobit 17 shqiptarë

TV Tribuna 06 Prill 2020

Policia greke ka njoftuar për një kontroll të ushtruar në stacionin qendror të autobusave interurbanë në Athinë (KTEL Kifiso), në kuadër të masave kufizuese për koronavirusin.
Gjatë kontrollit u gjetën 17 shtetas shqiptarë që kishin blerë bileta me destinacion Janinën dhe prej andej në Kakavijë, nga do të tentonin të ktheheshin në Shqipëri.
Por sipas policisë, ata nuk përmbushnin kushtet e lëvizjes emergjente (kat ekseresi metakinisi).
Të 17-ve nuk iu lejua të hipnin në autobusin e linjës Athinë - Janinë.
Ata u ndëshkuan me 150 euro gjobë, ndërsa u këshilluan që të kthehen në banesaë dhe të mos lëvizin.
 

Ndaje me miqte