Policia arreston bosin më të kërkuar të mafias Matteo Messina Denaro
ATSH
16 Janar 2023
MILANO, 16 janar /ATSH/-Policia e Karabinierëve të Italisë arrestoi sot Matteo Messina Denaro, bosi më i kërkuar i mafias në vend, i cili kishte qenë në arrati për tre dekada, sipas Reuters.
Messina Denaro, i cili u arrestua në kryeqytetin siçilian Palermo, dyshohet se është një bos i mafies “Cosa Nostra” të Siçilisë.
Ai është dënuar në mungesë, me burgim të përjetshëm për vrasjen e prokurorëve antimafia në vitin 1992, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Ai gjithashtu po përballet me një dënim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano, të cilat vranë 10 persona një vit më vonë.
Policia tha në shtator 2022 se ai ishte ende në gjendje të lëshonte komanda në lidhje me mënyrën se si drejtohej mafia në zonën përreth qytetit perëndimor siçilian të Trapanit, bastioni i tij rajonal, pavarësisht zhdukjes së tij prej kohësh.
Ndaje me miqte