Policia italiane sekuestron dy tonë kokainë
Tribuna TV
01 Shkurt 2019
Policia Financiare italiane njoftoi sekuestrimin, në portin e Gjenovës (veriperëndim), e mbi dy tonëve kokainë të pastër, me vlerë rreth 500 milionë euro, me origjinë nga Kolumbia dhe që kishte si destinacion Spanjën.
‘’Ky sekuestrim shënon vlerën më të madhe në Itali këto 25 vitet e fundit’’, shton policia në një komunikate, duke specifikuar se suksesi i këtij operacioni u arrit në sajë të një bashkëpunimi mes autoriteteve kolumbiane, spanjolle dhe britanike.
Droga e sekuestruar më 23 janar ishte e ndarë në 60 paketa dhe ishte fshehur në një kontejner të një anijeje të nisur nga Kolumbia.
”Anija kishte bërë një ndalesë në Gjenova dhe do të nisej për Barcelonë, Spanjë, ku droga do të shkarkohej për t’u shitur më pas në tregun europian”, sipas së njëjtit burim.
T[ mërkurën, policia financiare njoftoi se kishte sekuestruar dhe një tjetër sasi të madhe droge, në Livorno të Toskanës. Ishte fjala për më shumë se 640 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 130 milionë euro.
Ndaje me miqte