0030 210 33 18 483

Pompeo në Greqi, Athina pret mbështetjen nga SHBA përballë Turqisë

TV Tribuna 22 Shtator 2020

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë  Athinën nga e hëna e ardhshme, 28 shtator.

Gjatë qëndrimit triditor, shefi i diplomacisë amerikane do të vizitojë edhe Kretën dhe konkretisht bazën ushtarake të Sudas, në afërsi të Haniasë.

Kjo vizitë realizohet në një moment kohor tepër të rëndësishëm, ndërsa vazhdon tensioni midis Greqisë dhe Turqisë, dhe ndërsa është çështje ditësh nisja e dialogut ndërmjet Athinës dhe Ankarasë.

Athina ka pritshmëri të mëdha nga kjo vizitë.

Së pari, presim të vërtetohet ajo që shumë herë është thënë nga pala amerikane gjithë kohën e fundit.

Domethënë, një mbështetje konkrete të qëndrimeve greke në të gjitha nivelet, posaçërisht ndaj provokimeve turke në Mesdheun Lindor.

Më tej ka edhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet të dy palëve, të cilat do të konturohen në vizitën në Athinë, por edhe në Kretë, që do të pasojë.

Ndaje me miqte