0030 210 33 18 483

Pompeo në Selanik: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Tribuna TV 28 Shtator 2020

Ministri i jashtëm grek dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Popmeo janë takuar për gati një orë në Selanik.

Pas takimit, ata kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët, ku kanë konfirmuar nivelin e shkëlqyer në marrëdhëniet dypalëshe dhe dëshirën reciproke për ta thelluar më tej bashkëpunimin në një sërë fushash që nga mbrojtja dhe siguria, investimet dhe energjia, deri në arsim dhe kulturë.

Më tej në deklaratën e përbashkët nënvizohet se “Greqia dhe SHBA konfirmojnë bindjen e tyre të përbashkët se çështjet e zonave detare duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare “.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën gatishmërinë e konfirmuar të Greqisë që të bashkëpunojë me vende të tjera për arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e zonave detare përmes dialogut dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet më tej në deklaratë.

Pompeo dhe Dendias kanë diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit.

Shtetet e Bashkuara dhe Greqia përsëritën më tej mbështetjen e tyre për anëtarësimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet europiane dhe ndëratlantike, ndërsa u nënvizua edhe përpjekja e Greqisë në këtë drejtim, me marrëveshjen e Prespës që u pasua nga anëtarësimi i Maqedonisë së veriut në NATO.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Selanik mesnatën e të dielës.

Pas Selanikut, stacioni tjetër i vizitës së tij është Kreta dhe baza detare e Sudas.

Këtu do të jetë në qendër të vëmendjes marrëveshja për bazën amerikane, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën ushtarake, me shkas edhe programin e armatimeve që ka shpallur Athina.

Në Kretë, Pompeo do të takohet edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Përtej marrëdhënieve dypalëshe, biseda e tyre do të fokusohet edhe në përpjekjet për uljen e tensionit në Mesdheun Lindor.

Ndaje me miqte