0030 210 33 18 483

Pranga avokatit të njohur. Kërkoi 2 milionë euro për llogari të Klodian Lekocajt

TV TRIBUNA 18 Prill 2019

Avokati i njohur grek, Aleksandros Likurezos është arrestuar të enjten, i akuzuar për implikim në çështjen “Mafia e burgut”.

Sipas burimeve mediatike, akuzat kundër avokatit të njohur janë: krijim organizate kriminale dhe shantazhim.

Arrestimi ka ardhur pasi më herët kolegë të tij, avokatë të tjerë, kishin deponuar se pak para vrasjes së avokatit Mihalis Zafeiropoulos në tetor 2017, Likurezos kishte folur me të në telefon.

Siç kanë deponuar në gjyqin për çështjen Zafeiropoulos të paktën dy avokatë-dëshmitarë, Likurezos i kishte kërkuar kolegut që pak më vonë do të vritej, një shumë të madhe parash, për llogari të “bosit” të “Mafies së burgut”, siç është quajtur nga media, shqiptarit Klodian Lekocaj.

Avokatët kanë thënë se shuma e kërkuar ishte 2 milionë euro...

Ndaje me miqte