0030 210 33 18 483

Pranga grekut e shqiptarit për 148 kg kanabis

Tribuna TV 17 Prill 2018

Policia greke thotë se ka evituar hedhjen në tregun vendas të një sasie të madhe kanabisi të sjellë nga Shqipëria.Njoftimi u bë pas arrestimit të dy personave, një greku dhe një shqiptari, në vendin e quajtur Vegjina, në afërsi të Verias.

Arrestimi i bë në momentin që shtetasi grek, i moshës 46 vjeç, u takua me 35 vjeçarin shqiptar, për t’i dorëzuar drogën që kishte në makinë.

Mjeti i drejtuar nga shtetasi grek ishte vënë në survejim që nga Janina, me qëllim që të verifikohej destinacioni i tij përfundimtar.

Në portbagazhin dhe sedilet e pasme të mjetit, u gjetën 87 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 147,85 kilogramë.

Përveç drogës dhe makinës, policia njofton se u sekuestruan edhe katër telefona celularë, si dhe 200 euro.

Të arrestuarit u dërguan mesditën e të martës në prokurorinë e Verias, për t’iu komunikuar akuzat mbi importimin dhe transportin e drogës, me qëllim trafikimin.

Ndërsa departamenti anti drogë i Janinës po vazhdon hetimet për zbardhjen e itinerarit të kanabisit që ishte sjellë nga Shqipëria.

Ndaje me miqte