0030 210 33 18 483

Pranga ish deputetit të Agimit të Artë

Tribuna TV 18 Qershor 2018

Ish deputeti i Agimit të Artë, Kostas Barbarousis është arrestuar në orët e para të së hënës. Arrestimi i tij u krye nga njësia anti terror, pasi më herët u zbulua se ai po fshihej në banesën e një mikeshës së vet në Pendeli, zonë në verilindje të Athinës.

Barbarousi ishte në kërkim pas thirrjes për grusht shteti, drejtuar nga tribuna e parlamentit të premten.

“Meqenëse udhëheqja e vendit nuk punon për të mirën e vendit, po për interesin e vet personal, i bëj thirrje udhëheqjes ushtarake të vendit të respektojë betimin e vet dhe të arrestojë Tsiprasin, Kammenon dhe Pavlopoulon, me qëllim që të shmanget kjo tradhëti. Kokat tuaj në Prespë!”, deklaroi deputeti ekstremist që kishte marrë fjalën gjatë debatit parlamentar për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Agimi i Artë e përjashtoi Barbarousin nga radhëtg e veta.

Ministri i mbrojtjes, Panos Kammenos shkoi po atë ditë në gjykatë dhe depozitoi një padi për tradhëti të lartë, kundër ish deputetit.

Të premten në mbrëmje, Barbarousi, me makinën që kishte në përdorim si deputet, (që e drejtonte vetë), nuk ndaloi në postbollkun e policisë, në rrugën nacionale Rio-Antirio. Përkundrazi, u lëshua përpara me shpejtësi 180 km/orë, dhe pas disa kilometrash u shpëtoi makinave të policisë që po e ndiqnin.

Që nga ai moment nisi një operacion i madh për gjetjen dhe vënien në pranga, që u finalizua në Pendeli të Athinë.

Pritet që gjatë ditë së hënë Barbarousi të merret në pyetje dhe pastaj të dërgohet në prokurori.

Ndaje me miqte