0030 210 33 18 483

Pranuan poste ministrore nga Mitsotakis, KINAL i përjashton nga partia Lëvizja për Ndryshim (KINAL) njoftoi përjashtimin nga partia anëtarët e vet, Mihalis Hrisohoidhis dhe Lina Mendoni, të cilët u caktuan si minist

TV TRIBUNA 09 Korrik 2019

Lëvizja për Ndryshim (KINAL) njoftoi përjashtimin nga partia anëtarët e vet, Mihalis Hrisohoidhis dhe Lina Mendoni, të cilët u caktuan si ministra në qeverinë e re të kryeministrit Kyriakos Mitsotaqis.

Hrisohoidhis do të kryesojë Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit, ndërsa Mendoni, Ministrinë e Kulturës dhe Sporteve.

Të dy kishin shërbyer në pozita të ngjashme në të kaluarën te PASOK-u, parti kryesore në koalicionin që mori emrin KINAL.

Përjashtimi nga partia u njoftua nga kryetari i Komitetit të Etikës të KINAL-it, Mihalis Tzelepis, pak pasi u publikua lista e kabinetit të ri qeveritar.

Ndaje me miqte