Presidenca austriake e BE: Në favor të Ballkanit Perëndimor dhe kundër Turqisë
Tribuna TV
05 Korrik 2018
Kancelari austraiak, Sebastian Kurz, ka shprehur qëndrimin konstant të vendit të tij, në favor të anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Stabiliteti në mëhallën europiane dhe përafrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, është një nga prioritetet bazë të Presidencës Austriake”, tha kancelari Kurz, gjatë një konference për shtyp bashkë me nënkancelarinHeinzChristianStrache, me rastin e marrjes së presidencës Austriake të Bashkimit Europian.
Është e rëndësishme të jepet një perspektivë e qartë anëtarësimi në BE për këto vende. Ballkani Perëndimor është një rajon që gjendet afër Austrisë dhe jemi të bindur që ideja europiane do të plotësohet kur këto vende të anëtarësohen në BE.
Shpresojmë që sa FYROM, aq edhe Shqipëria do të shënojnë progres të mjaftueshëm gjashtë muajt e ardhshëm në fushën e reformave.
NënkancelariStrache tha se Austria duhet të luajë rolin e “urëndërtuesit” dhe të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sa i përket Turqisë, Strache deklaroi se presidenca austriake do të kërkojë pezullimin e negociatave të anëtarësimit për Ankaranë, me të cilët orientohet drejt një “marrëdhënieje afatgjatë partneriteti”.