Presidenti i Eurogrupit: Dalja e Greqisë nga programi është absolutisht e mundshme në gusht
Tribuna TV
21 Prill 2018
"Autoritetet greke kanë bërë një punë të shkëlqyer në zbatimin e kërkesave dhe në arritjen e objektivave të programit. Kjo na bën të deklarojmë që ekonomia greke i ka kapërcyer vështirësitë”, i ka deklaruar presidenti i Eurogrupit, Mario Centenos telvizionit amerikan CNBC.
Centenos ka shtuar e ky fakt e lejon të konkludojë se “dalja e suksesshme nga programi është absolutisht e mundshme në muajin gusht”.
Sipas presidentit të Eurogrupit, “të gjithë kanë interes që Greqia të qëndrojë në këmbët e veta dhe të dalë me sukses nga programi, të fitojë aksesin në tregjet financiare dhe të ketë performancë të suksesshme modeli i ri ekonomik që përfitoi vitet e fundit”.
Ndaje me miqte