0030 210 33 18 483

Presidenti i Eurogrupit: “Dy kushtet që Greqia të qëndrojë në këmbët e veta”

Tribuna TV 28 Mars 2018

Presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno është shprehur optimist për daljen e Greqisë nga programi i shpëtimit (mnimonio), gjë që sipas të gjitha gjasave do të realizohet në gusht të këtij viti.
“Nuk shqetësohem aspak”, theksoi zyrtari portugez i intervistuar nga televizioni SKAI.
Mario Centeno tha se ka dy kushte bazike “që Greqia të qëndrojë në këmbët veta”.
Sipas tij, “kushti i parë është sigurimi i aksesit në tregjet financiare”, duke shpjeguar se “kjo është arsyeja për të cilën qeveria greke po krijon tani një rezervë likuiditetesh që do t’i ofrojë aksesit në tregje një rrjetë sigurie”.
Kushti tjetër është “pasja e një modeli zhvillimi që do të mundë të jetë i menaxhueshëm nga autoritetet greke”, siç tha.
Duke iu referuar çështjes së borxhit grek, Mario Centeno nënvizoi se “Eurogrupi po diskuton një mekanizëm të lehtësimit të borxhit që do të mbikqyrë gjendjen e ekonomisë greke, plotësimin e detyrimeve, si kusht për pagesën e borxhit. Ky mekanizëm duhet të integrohet në mbikëqyrjen e përgjithshme që do të ekzistojë”.

Ndaje me miqte