0030 210 33 18 483

Presidentja e KE: "Mos planifikoni akoma për pushimet verore"

TV Tribuna 12 Prill 2020

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ka rekomanduar qytetarëve europianë që të mos planifikojnë akoma pushimet verore për këtë vit.
"Do të këshilloja që të presin dhe më, para se të bëjnë plane të tilla. Askush nuk mund të bëjë parashikime të sakta për korrikun dhe gushtin", nënvizoi zonja von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane Bild.
Presidentja e Komisionit Europian paraqitet e rezervuar sa i përket propozimit të qeverisë gjermane që qytetarët që fasktikisht kishin bërë rezervimet për pushimet  verore, të mos marrin para, por një kupon, në vend të shumës që kishin shpenzuar për prenotimin.
"Në të gjithë Europën njerëzit mund të përzgjedhin ndërmjet parave dhe një kuponi. Në këtë krizë nevojitet solidariteti i të gjithëve. Kush ka kapacitetet financiare që ta suportojë, nuk do të duhet të insistojë për paratë, por të ndihmojë me kuponin agjencitë turistike që të kapërcejnë këto javë të vështira", u shpreh Ursula von der Leyen.
 

Ndaje me miqte