0030 210 33 18 483

Prezantohet topi zyrtar i UEFA Europa League

Tribuna TV 05 Shtator 2018

Pas basketbollit, tani edhe në futboll! Kjo është motoja e kompanisë Molten e cila prej shumë dekadash është e njohur për tapetin e basketbollit, por tashmë e ka shtrirë aktivitetin edhe në futboll, pas marrëveshjes së arritur me UEFA-n.

Për tre vjet rresht Molten do të prodhojë topin zyrtar të Europa Leagua dhe fillimi do të bëhet me ndeshjet në grupe të këtij sezoni.

Topi zyrtar i UEFA Europa League u prezantua edhe në Greqi, në një veprimtari që u zhvillua në ambientet e Star Sport Club në Vula të Athinës.

“Debutimi” i topit në fushat greke do të bëhet më 20 shtator, fillimisht në Selanik “PAOK-Chelsea, ora 19,55) dhe pak më vonë në “Gergios Karaiskakis (Olympiakos-Celta Vigo, ora 22,00).

Ndaje me miqte