0030 210 33 18 483

Pritë vdekjeje në Paleo Faliro – Kush ishte 60-vjeçari që u vra

Tribuna News Network 01 Dhjetor 2023

Një pritë vdekjeje është ngritur nga autorë të panjohur, duke qëlluar një burrë me origjinë shqiptare, mbrëmjen e së enjtes, jashtë shtëpisë së tij në rrugën Atlantos në Paleo Faliro. 60-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë në gjoks dhe është dërguar menjëherë në spitalin “Evangelismos”, ku ka përfunduar pak më vonë.

 

Pas ngjarjes ka mbizotëruar terrori, pasi shtëpia ndodhet në një zonë banimi, përballë një këndi lojërash. Banorët raportuan se kishin dëgjuar katër të shtëna.

 

Dhe sipas asaj që raportojnë mediat greke, 60-vjeçari që u ekzekutua jashtë shtëpisë së tij nga një sulmues i panjohur quhet Thimi Roland Droboniku, ndërsa pseudonimi i tij është Prifti.

 

Policia në kërkim të autorëve

 

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 21:00 të së enjtes, kur një 60-vjeçar, duke zbritur nga motori i tij, është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në rrugën Atlantos në Paleo Faliro, nga një i panjohur me tipare të mbuluara,i cili qëlloi 60-vjeçarin me një plumb në gjoks.

 

Sipas informacioneve, 60--vjeçari i njohur nga autoritetet në të kaluarën për tregtinë e drogës, pjesëmarrjen në organizata të ndryshme kriminale.

 

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorit apo sulmuesve, të cilët u larguan pas goditjes. Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga nëndrejtoria për ndjekjen e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Ndaje me miqte